‘Sy kotele’ është mënyra e duhur dhe më joshëse për t’i lyer sytë tani!

Një grim “cat-eye” (sy maceje) do të jetë gjithmonë klasik dhe i bukur, prandaj trendi vazhdon të përdoret prej dekadash. Megjithatë, së fundmi, peneli “cat-eye” vjen në versionin “kitten eyeliner” ose penel koteleje.

Ky model “sy kotele” është një version shumë më i hollë i penelit klasik dhe i përshtatshëm për t’u përdorur në çdo moment.

Grimieri i famshëm Tarryn Feldman thotë se “linjat më të vogla kanë filluar të jenë trend, sepse ato janë më të lehta për t’u realizuar”. Gjithashtu, njerëzit tashmë duan një pamje më të pastër të penelit dhe ky model është ideali.

Produktet kryesore për një makijazh të plotë, veç penelit kotele, përshijnë vetulla të krehura mirë, blush rozë për mollëzat dhe ndonjëherë, edhe ca “quka” false të bëra me laps kaf.

Artisët e grimit sugjerojnë të përdorni një laps të hollë për penelin dhe jo “penelin” klasik. Sidoqoftë, e rëndësishme është të praktikoheni derisa të arrini rezultatin perfekt.

Ja disa ide për t’ju ardhur në ndihmë: