Hetuesit policorë në stacionin e Podujevës në afërsi të Pallatit të Drejtësisë kanë arrestuar personin që po tentonte të ikte.
Bëhet fjalë për U. N, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është i dyshuar për dhunë në familje.
I njëjti me rekomandim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“U. N, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur me datën 21.08.2021, në fshatin Bervenik të Podujevës”, njofton policia.