Gjykata ka vendosur të lë në burg 21-vjeçarin Redon Leka i cili u arrestua pasi hodhi kapsolla dhe gaz lotësjellës në Festën e Birrës ku interpretoi këngëtari serb, Goran Bregoviç.
Seanca, e cila zhvillua ditën e sotme, filloi rreth orës 10:30. Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg, çka u pranua nga Gjykata.
Në natën e pestë dhe finale të Festës së Birrës në Korçë, performoi këngëtari sebo-kroat, Goran Bregoviç.
Pjesëmarrja e tij u prit me kritika të shumta nga disa artistë e qytetarë të thjeshtë.