Eli Fara jep lajmin se ka humbur personin më të shtrenjtë

Këngëtarja shqiptare është në zi.

Eli Fara dha lajmin përmes rrjeteve sociale se ajo tashmë ka humbur personin më të shtrenjtë, nënën e saj.

Ajo e bëri  lajmin e ditur përmes rrjeteve sociale, këngëtarja postoi një fotografi të nënës duke i dedikuar fjalët prekëse asaj.

Këngëtarja shkroi në mbishkrimin e fotografisë se ajo tashmë ka humbur njeriun e shtrenjtë të jetës.

“Nderoi jete nena ime Vangjelia Bello Fara..E shtrenjta ime tu prehte shpirti ne paqe”, shkroi Eli Fara në mbishkrimin e fotografisë.