Sami Lushtaku është zëvendësuar me Fadil Nurën në garën për Kryetar të Komunës së Skënderajt.
Lushtaku ka thënë për Klankosova.tv se nëse PDK nuk do të bënte zëvendësimin e tij, do të rrezikonin të mbeteshin pa kandidat në këtë komunë.
“Siç kam thënë unë do t’i ndjek rrugët ligjore, por Fadil Nura ka përgatitjen e duhur shkollore. Ai e njeh qeverisjen lokale. Qytetarët kanë besim të plotë”, tha ai.
Lushtaku tha se do të fitojnë në Skënderaj.
“Elektorati është ndezur pas vendimit për mua. Do të fitojmë në Skënderaj”, u shpreh ai.
“Absolut po”, është përgjigjur Lushtaku nëse Nura e ka përkrahjen e tij në zgjedhjet e 17 tetorit.