Valdrin Sahiti bëhet baba për herë të dytë

Stilisti i njohur kosovar, Valdrin Sahiti, është bërë baba për herë të dytë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani, janë gëzuar me një tjetër vajzë.

Mësohet se Edita lindi në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ku edhe foshnja e porsalindur gëzon tashmë direkt nënshtetësi amerikane.

Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani (Foto: Valdrin Sahiti/Instagram)

Valdrini dhe Edita janë prindër edhe të një vajze më të madhe të quajtur Bella.

Çifti përndryshe janë të martuar prej gati katër vitesh dhe jetojnë së bashku në Prishtinë.

Valdrin Sahiti njihet si një prej dizajnerëve më në zë të modës në Kosovë dhe stilist i shumë prej figurave publike.

Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani (Foto: Valdrin Sahiti/Instagram)