Falsifikuan teste negative të COVID-19 për mërgimtarët, arrestohen tre persona

Janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër, pasi akuzohen për falsifikim të testeve negative të COVID-19 për mërgimtarët.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se personat e dyshuar në një agjension turistik kanë lëshuar teste PCR COVID-19 të falsifikuara për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Gjatë kontrollit të policisë, janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobil dhe katër teste PCR të dyshuara për falsifikim.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.