Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se miratimi i dozave përforcuese të Covid-19 duhet të shtyhet pasi duhet t’u jepet përparësi rritjes së normave të vaksinimit në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar.
Nëse normat e vaksinimit nuk rriten në nivel global, mund të krijohen variante të reja prandaj është e nevojshme që dozat përforcuese të dhurohen në vendet me normat më të ulëta të vaksinimit.
“Përveç kësaj, ka një debat nëse dozat përforcuese janë efektive,” tha Ghebreyesus në një konferencë shtypi me ministrin e jashtëm hungarez, Péter Szijjártó. Personat me sistem të dobët imunitar duhet të marrin një dozë përforcuese, pavarësisht se ata përfaqësojnë vetëm një përqindje të vogël të popullsisë, shtoi ai.
Sipas të dhënave nga OBSH nuk nevojiten doza përforcuese dhe se personat më të rrezikuar duhet të vaksinohen plotësisht para se vendet me të ardhura të larta të miratojnë dozën e tretë.
Ndërkohë Hungaria tashmë ka filluar të vaksinojë njerëzit me një dozë të tretë.