Për shtatë muaj, afro 1.4 milion turistë nga Kosova vizituan Shqipërinë

Nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë mbi hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri-Kosovë kanë pasur rritje në vitin 2021 nga viti paraprak 2020.

INSTAT thotë, se në periudhën janar-korrik 2021, kosovarët ishti të parët në rajon për vizita në Shqipëri. Referuar INSTAT-it, gjatë shtatë-mujorit hyrjet e qytetarëve nga Kosova janë 1 milionë e 381 mijë e 532 turistë. Thënë ndryshe, 877 mijë e 934 më shumë se për të njëjtën periudhë të 2020, transmeton lajmi.net.

Në periudhën janar – korrik 2019, ishin 1 milionë e 57 mijë e 545 vizitorë nga Kosova në Shqipëri.

Vetëm gjatë muajit korrik 2021, në Shqipëri shkuan 521 mijë e 265 turistë, ndërsa gjatë korrikut të 2020-së, i cili konsiderohet si viti i pandemisë COVID-19, ishin 205 mijë e 436 qytetarë që kishin kaluar pushimet në shtetin shqiptar.

Për sa i përket vizitave për muajin korrik 2019, kosovarët përsëri ishin të parët që bënë më shumë vizita në Shqipëri, pra në një total prej 448 mijë e 896 turistë.

Greqia është shteti me uljen më drastike të vizitave në Shqipëri, me një rënie me afro 41 për qind. Hyrja e shtetasve grekë në vend është 85,836, pra në total 60,252 më pak se në të njëjtën periudhë të 2020.

Polonia ka pasur rritjen më të madhe të hyrjeve në vend apo 5 për qind, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 4 për qind. Gjatë shtatë-mujorit hyrjet e polakëve në Shqipëri janë 56,198, ndërkaq shtetasit amerikanë që kanë hyrë në Shqipëri numërohen 50,980 nga 11,807 që ishte një vit më herët.