Një fotografi e një fature e lëshuar gjoja në një plazh në Budva e që u publikua së fundi në Facebook tregon një rast mjaftë të rrallë.
Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për një faturë në të cilën përgjigja e tre klientëve ishte se “Nuk duan asgjë”, por që në faturë ishte shkruar si artikull që duhet paguar me 0.50 euro, secili.
Fotografia e kësaj fature është bërë hit në internet duke thënë se tashmë do të fillojë të kërkohet pagesa edhe frymën që merr njeriu në këto vende.
Nuk është theksuar nëse kjo faturë është vetëm për shaka apo marketing, por dikujt iu desh të paguajë nga 0.50 euro.