Kosova ka pranuar kontigjentin e parë nga SHBA-ja me vaksina kundër COVID-19.
Kontigjenti përfshin 35 mijë doza të vaksinës Pfizer nga programi Covax dhe do të jenë në shërbim të institucioneve shëndetësore në Kosovë menjëherë në fazën e vaksinimit masiv të popullatës.
Në pranimin e këtij kontigjenti ishte presientja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori Philip Kosnett.
Në një fjalë rasti, Osmani u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke thënë se ajo është arma e vetme kundër viruris.
Ndërsa, vlerësoi lart aktin e SHBA-së për vaksina, duke thënë se “Miku i mirë gjendet në ditë të vështirë”.