Ndahen aktori turk Can Yaman dhe modelja italiane Diletta Leotta?!

A janë Can Yaman dhe Diletta Leotta akoma bashkë apo janë ndarë?

Kjo është pyetja që shumë fansa po i bëjnë vetes këto ditë. Pas udhëtimit të tyre të përbashkët në Turqi, ku prezantuesja u takua me familjen e aktorit, të dy nuk u shfaqën më kurrë së bashku.

Për t’i shtuar dhe më shumë benzinë zjarrit, Can nuk mori pjesë në festën e ditëlindjes së Diletta-s, një mungesë që shkaktoi shumë zhurmë dhe u përfol për një ndarje të çiftit.

 

Nga ana tjetër, duket se marrëdhënia midis Can dhe Diletta nuk ka përfunduar plotësisht, dhe mund të ketë ende një shpresë.

“Marrëdhënia e Can dhe Diletta-s është serioze. Ka dashuri të vërtetë. Dhe edhe nëse ka pasur disa keqkuptime dhe tani ata janë larg, historia e tyre nuk mund të përfundojë kështu ” , tha një burim pranë çiftit për revistën italiane “Cairo Editore” .

Kjo nuk është hera e parë që dalin zëra të tillë ndarjeje.

 

Muaj më parë, Can Yaman fshiu përkohësisht llogarinë e tij në Instagram, një veprim që krijoi shumë komente për krizën e mundshme në marrëdhënien e tij me Diletta Leotta.

Gjithashtu, në atë kohë, kishte shumë zëra për tradhti nga ana e Diletta-s. Sidoqoftë, gjithçka u harrua sapo Can dhe Diletta u panë së bashku.

Në media, ka raporte të shumta kontradiktore për çiftin, ato që diskutojnë martesën e tyre dhe të tjera që raportojnë për ndarjen e tyre të mundshme, kështu që do të na duhet të presim reagimin nga Can Yaman dhe Diletta Leotta vetë.