Katër të vdekur dhe 2 mijë e 250 raste me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24-orëshin e fundit janë shënuar katër raste të vdekjes.

Nga 11.814 testime, 2 mijë e 250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës.

Deri më sot 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
 Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700.
 Në total numri i rasteve aktive është 16.341.