Dje, një vrojtues bëri një akt heroik në bregdetin Shqiptar, duke shpëtuar nënë e bir nga mbytja, por vetë ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Spillesë ku vrojtuesi i plazhit, Idajet Roçi ka pikasur në det nënë e bir që kërkonin ndihmë dhe menjëherë u zhyt për të nisur misionin e shpëtimit.
Pedagogu në Vlora, Ilir Metaj ka postuar një fotografi të vrojtuesit duke thënë se ai u dha jetë dy të panjohurve, ndërsa pa menduar që jeta e dhënë atyre mund të ishte e tija.
“Ky është Idajet Roçi, vrojtues plazhi. Dje shpëtoi një nënë dhe djalin e saj nga mbytja. Vetë ndodhet në spital pas luftës me dallgët e detit. Ai u dha jetë dy të panjohurve që ishin në rrezik,pa menduar që jeta dhënë atyre mund të ishte e tija. Qofsh i bekuar me jetë të gjatë Idajet!”, shkroi Metaj.