Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje

Një person ka humbur jetën dhe tre tjerë kanë mbetur të lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, konfirmoi për Telegrafin, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20.

“Sot rreth orës 13:20, Policia ka pranuar informatën lidhur me një aksident të rëndë të shkaktuar në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ku dyshohet se ishin të përfshira dy automjete. Policia ka arrit në vendin e aksidentit, në afërsi të Suharekës, kilometri i 24 drejtimi për Prishtinë. Sipas informatave fillestare ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një personi, përderisa tre persona tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, pohoi ai.

Hoxha tha se ekipet relevante janë në vendin e ngjarjes, përderisa njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.