Ribashkohen Nora dhe Roberti, kapen ‘mat’ në Aeroportin e Prishtinës

Pas një periudhe relativisht të gjatë, ish-çifti Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë kapur ‘mat’ bashkë!

Portali Prive.al ka arritur të sigurojë fotografi dhe video të freskëta që shfaqin krah njëri-tjetrit dikur një prej çifteve më të pëlqyera shqiptare.

Nora dhe Roberti janë nisur bashkë për udhëtim, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga Aeroporti i Prishtinës.

Ata nuk kanë qenë bashkë, por të shoqëruar edhe nga vajza Renée dhe njëkohësisht nëna e këngëtares, zonja Suzanë.