MSH publikon të detajuara masat e reja anti-COVID, nga nesër hyjnë në fuqi

Qeveria e Kosovës ka miratur dje masat e reja anti-COVID, të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria ka publikuar të detajuara këto masa, të cilat hyjnë në fuqi të premten.

Nga nesër, mbyllen klubet e natës, ndalohen dasmat, fejesat dhe ahengjet e tjera familjare

Me masat e reja po ashtu ndalohet hyrja në mjetet të transportit publik, ambiente të mbyllura dhe institucione publike, pa maskë.

Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy udhëtarë.

Më poshtë i gjeni të detajuara masat e reja anti-COVID.