Bashkëpunimi i dyshes ka rezultuar i suksesshëm.
Vetëm tri javë pas lansimit të këngës, ajo ka arritur një shikueshmëri jo edhe të vogël klikimesh.
Në storien e saj në Instagram, Dhurata Dora publikoi një video e cila tregoi se projekti muzikor tashmë numëron 20 milionë shikime.
“20 milionë për tri javë, Faleminderit”, shkroi këngëtarja në përshkrim.
Ndryshe, “Mi Amor” u publikua në YouTube me 23 korrik.