Lal Wayne trondit fansat me historinë e tij

Reperi i njohur amerikan, Lil Wayne ka treguar për herë të parë se në moshën 12-vjeçare është përpjekur që t’i japë fund jetës së tij.

Ai ka rrëfyer se ka qëlluar veten në gjoks me një armë që gjeti në shtëpinë e nënës së tij në New Orleans, dhe ka gabuar me pak centimetra nga zemra.

Wayne, baba i katër fëmijëve, tha se e tërhoqi këmbëzën pasi nëna e tij i tha se ai nuk mund të këndonte më. Ai ka folur për goditjen me armë në këngët e tij më pare, por e ka cilësuar si aksidentale.
“Ai thjesht më tha një ditë se ishte gati të fliste për këtë gjë tani”, tha Mack Maine, president i Young Money Entertainment për Billboard.

Kënga e tij e vitit 2015 “London Roads” përfshin tekstin: “Zonja Cita/ Mbaj mend që hyra në sirtarin tënd të armëve/ E vendosa atë në gjoksin tim dhe ishte larg zemra ime me centimetra/ O Zot”

Rrëfimi nuk ishte fillimisht pjesë e këngës, por Lil Wayne tha se ai shtoi tekstin e ri pas vetëvrasjeve të stilistes Kate Spade dhe kuzhinierit të famshëm Anthony Bourdain.

“Thjesht të rritesh, të arrish një nivel pjekurie e sjell këtë. Unë dua të flas për këtë gjë sepse e di që shumë njerëz këtu mund të jenë duke kaluar të njëjtën gjë”, tha reperi.