Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane nuk ka udhëtuar me skuadrën në Portugali për ndeshjen ndaj Pacos de Ferreira në play-off të “Conference League”.
Kane ishte pjesë e listës prej 25 lojtarëve në skuadër, por kapiteni i Anglisë, do qëndrojë në shtëpi për të punuar të rigjejë formën, derisa bashkëlojtarët udhëtojnë në Portugali.
Pjesëmarrja në këtë garë nuk do ta ndalonte të merrte pjesë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, në rast që kompleton kalimin te Man City.
Kane u stërvit me bashkëlojtarët të martën e kaluar për herë të parë pas një periudhë izolimi, derisa mungoi në ndeshjen e parë ndaj Cityt, të cilën e fitoi Tottenham.
Anglezi vazhdon të kërkojë largimin sa më parë të jetë e mundur, derisa City ka përgatitur ofertë prej 150 milionë euro, por Tottenham vazhdon të refuzojë negociatat.