Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, ka treguar se është vaksinuar kundër virusit COVID-19.
Ajo ka publikuar në InsatStory një fotografi, ku shihet në momentin e marrjes së injeksionit.
Imazhi i publikuar është shoqëruar edhe me një mesazh ndërgjegjësimi, për të bërë t’iu bërë thirrje të gjithë ndjekësve të saj që të vaksinohen sa më parë.
“E sapo vaksinuar”, shkroi Arilena në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Arilena përndryshe është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të ri në ardhje, “Pop Art”, i cili do të jetë së shpejti në duart e publikut.
Deri më tani ajo ka publikuar disa prej këngëve të albumit si “Aligator” dhe “Murderer” (bashkëpunim me Noizyn), teksa në radhë është bashkëpunimi i ri me Dafina Zeqirin.