Andi dhe Melisa dukej se ishin i vetmi çift “i mbijetuar” nga emisioni “Përputhen”, por deri më sot kur Melisa duket se ka konfirmuar nëpërmjet nje shprehje ndarjen me ish-konkurrentin.
“Edhe kaq leht’ u shemb gjithçka përdhe!
Të desha fort – po ti s’më dashurove –
Jo! jo! Mos thuaj: Po! – se ti
Veç fjal’ e buzëqeshje më dhurove –
un shpirtin bëra fli.”
Është poezia që ka shpërndarë Melisa pasi ka hequr Andin nga Instagrami. Gjithashtu vihet re se as Andi nuk e ndjek Melisën dhe kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin. Kaq duhet për të thënë me plot gojën se çifti nuk është në ditët më të mira.