KFOR-i ndalon një person në Podujevë, i gjejnë kallash

Mesto: Kosovska Mitrovica Datum: 28.09.2011 Dogadjaj: DRUŠTVO/VOJSKA/POLITIKA - nemaèki pripadnici KFOR obezbeðuju most u Kosovskoj Mitrovici Licnosti:

Një person nga Podujeva është ndaluar nga njësitet e KFOR-it, të martën pasi gjatë patrullimit, është dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari në fillim nuk ka pranuar të ketë shtënë me armë, por pastaj në pyllin afër është gjetur një armë AK-47 me një karikatorë dhe njëzet e një fishekë.

Sipas policisë i dyshuari ka pranuar se arma është pronë e tij dhe ka shtënë disa here në ajër me të.

I ndaluari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.