Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit Amerikan është shprehur falënderues ndaj Kosovës dhe Shqipërinë për gatishmërinë e strehimit të afganëve, në kohën kur Kabuli po kontrollohet nga talibanët dhe njerëzit po evakuohen gjithandej.
Ky Komitet i quan shtete mike Kosovën e Shqipërinë, duke shprehur mirënjohje për strehimin e afganëve.
“Në kohën e trazirave dhe kaosit të tërheqjes së ShBA-së nga Afganistani, ne u jemi shumë mirënjohës miqve si Shqipëria e Kosova, që u pajtuan për të ofruar strehim të sigurt të përkohshëm për afganët e ndjeshëm, përfshirë ata me viza speciale imigruese”, thuhet në postimin e tyre në Twitter.
Kryengritësit talebanë filluan të hyjnë të dielën në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit. Pasi forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara tërhoqën pjesën më të madhe të trupave të tyre muajin e fundit, fushata e talebanëve u përshpejtua meqë mbrojtja e ushtrisë afgane, ra.
Sipas BBC edhe pse Kabuli tashmë është mbushur me ushtarë, jeta vijon e qetë dhe shumë njerëz nuk ndihen të shqetësuar.