Një numër i konsiderueshëm vendesh perëndimore kanë filluar fluturimet për të evakuuar shtetasit e tyre nga Kabuli, pasi dje, 15 gusht, talibanët morën kontrollin e Afganistanit.
Të hënën, ministri i jashtëm çek konfirmoi se avioni i parë i evakuimit të vendit kishte zbritur në Pragë, me nënshtetas çekë, bashkëpunëtorë afganë dhe familjet e tyre.
Franca dhe Zelanda e Re kanë thënë gjithashtu se po punojnë për të nxjerrë shtetasit e tyre nga vendi, raporton BBC.
Ndërkohë, Gjermania njoftoi fillimin e fluturimeve jashtë Afganistanit të dielën në mbrëmje, me avionë ushtarakë të dërguar për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve gjermanë dhe disa punonjësve afganë të hënën në mëngjes.