Gjersa marrja e Kabulit nga talibanët ka nxitur SHBA-në dhe aleatët e saj të evakuohen nga kryeqyteti, Kina dhe Rusia kanë treguar se nuk e kanë në plan të mbyllin ambasadat e tyre. Kina ka paralajmëruar shtetasit e saj që të qëndrojnë brenda dhe të jenë vigjilentë për situatën, por ka thënë se i kishte […]
Gjersa marrja e Kabulit nga talibanët ka nxitur SHBA-në dhe aleatët e saj të evakuohen nga kryeqyteti, Kina dhe Rusia kanë treguar se nuk e kanë në plan të mbyllin ambasadat e tyre.
Kina ka paralajmëruar shtetasit e saj që të qëndrojnë brenda dhe të jenë vigjilentë për situatën, por ka thënë se i kishte kërkuar fraksioneve të ndryshme në Afganistan të sigurojnë qytetarët e saj.
Ministria e Jashtme ruse gjithashtu ka thënë të dielën për mediat shtetërore se qeveria nuk kishte në plan të evakuohej, shkruan BBC.
Përfaqësuesit talibanë vizituan Kinën në fund të korrikut ku u takuan me ministrin e jashtëm Wang Yi. Takimi në atë kohë u pa si një njohje ndërkombëtare e talibanëve si forcë politike.
Ministria e Jashtme e Kinës kishte thënë se do të ndiqte një politikë të ‘mosndërhyrjes’ në punët e brendshme të Afganistanit.