Figura të njohura publike i janë bashkuar fushatës për vaksinim kundër COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, ka zgjedhur disa prej artistëve të estradës të japin nga një mesazh.
Ditën e djeshme, ishte këngëtarja e muzikës popullore, Shyhrete Behluli ishte ajo e cila prezantoi mesazhin e saj duke bërë thirrje për vaksinim.
Ndërkohë, sot edhe Dafina Zeqiri përmes një videoje të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, fton për vaksinim derisa thotë se viti i kaluar ka qenë tejet i vështirë.
“Dikush humbi më të dashurit e tyre, dikush humbi punën, dikush mësimet në shkollë. Unë bashkë me ekipin tim jemi vaksinuar të gjithë dhe ju lus vaksinohuni edhe ju të kthehemi në normalitet sa më shpejt”, thotë Dafina përgjatë videos.