Babai i Britney Spears, Jamie P.Spears, ka rënë dakord të japë dorëheqjen si kujdestar i yllit të muzikës pop sapo të ketë një plan të duhur.
Të dy janë të përfshirë në një betejë gjyqësore gjatë viteve të fundit, gjersa këngëtarja është duke punuar për të rimarrë në kontrollë jetën e saj.
“Mandati për këtë gjykatë, ashtu siç është për Spears, është të veprojë në interesit më të mirë të konservatorit të Britney”, lexohet në dokumentat e marra nga Fox Neës. “Për ta bërë këtë, gjykata duhet të ketë fakte të sakta dhe të vërtetuara mbi të cilat mund të vendosë Britney do të bëjë çmos për të siguruar bazën faktike që i nevojitet kësaj gjykate dhe për të bashkëpunuar në kalimin në një kujdestar të ri”.
Paraqitja pohon se si pjesë e procesit të tranzicionit, Jamie shpreson të punojë e gjykatën dhe avokatin e vajzës së tij, Matheë Rosengart, për të zgjidhur çështjet në vijim”.
“Kur këto çështje të zgjidhen, Spears do të jetë në gjendje të tërhiqet”, thuhet më tej.
Dorëheqja e tij vjen pasi këngëtarja pretendoi se donte të akuzonte babanë e saj për ‘abuzim me kujdestarinë’ në fillim të muajit korrik.
I njëjti ka kontrolluar kujdestarinë e artistes që nga viti 2009.