Qytetarët shtyhen me krahë për të hyrë në qendrën e vaksinimit në Prizren – përplasen me policë

IndeksOnline raportoi më parë për tollovinë e krijuar në qendrën e vaksinimit në Prizren.

Ndonëse kishin caktuar kohën e vaksinimit në sallën sportive “Sezair Surroi”, dhjetra qytetarë u detyruan të presin para dyerve duke u shtyrë me njëri tjetrin me krahë që të hyjnë brenda.

Në pamjet që ka siguruar IndeksOnline shihet se procesi i vaksinimit në Prizren në mëngjesin e sotëm nuk shkoi siç duhet.

Në pamje shihen qytetarët e revoltuar duke u përplasur me policët të cilët tentonin të mbanin rregullin dhe rendin.

Po ashtu, në video dëgjohen disa qytetarë duke u ankuar që ndonëse kishin termin s’po mund të hyjnë brenda për shkak të mosmbarvajtjes së duhur të procesit.