Subjektet politike edhe tri ditë afat për tu certifikuar për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar planin operacional për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021.

Sipas këtij plani, afati për aplikim të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale përfundon më 16 gusht, që do të thotë se subjektet politike kanë afat edhe tri ditë kohë për të aplikuar për certifikim.

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim do të bëhet deri më 8 shtator, ndërkaq periudha e fushatës zgjedhore fillon më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor.

Afati për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës ka filluar më 10 korrik dhe përfundon më 18 gusht.

Po ashtu, periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës ka filluar më 20 korrik dhe përfundon më 7 shtator.