Gjykatësit, prokurorët dhe punonjësit tjerë të Speciales kanë përfunduar sot pushimin e tyre.
Pushimi në Speciale ka nisur që nga e hëna e 26 korrikut duke përfunduar sot.
Gjatë kësaj periudhe të pushimit, nuk janë mbajtur seanca dëgjimore dhe disa shërbime jo-thelbësore janë zvogëluar në minimum.
Sidoqoftë, DSK ka thënë se ka mbetur funksionale gjatë kësaj periudhe dhe puna ka vazhduar në të gjitha seksionet e saja.
Gjithashtu, parashtresat nuk janë ndalur gjatë kësaj periudhe.
Tani pas përfundimit të pushimit, gjykimi i parë pritet të fillojë në Hagë në shtator kundër Salih Mustafës.
I dyti pritet të fillojë ai ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit për të vazhduar më pas me ish-krerët e UÇK-së.
Në Hagë, aktualisht janë katër çështje në procedurë; kundër Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, kundër Haradinajt e Gucatit, kundër Salih Mustafës si dhe kundër Pjetër Shalës.