Gwen Stefani shfaq fustanin e ruajtur të dasmës dhe lulet nga Vera Wang

Pa dyshim, fustani i nusërisë së Gwen Stefanit është akoma pranë zemrës së saj.

Më pak se dy muaj pas martesës me Blake Shelton, ylli i popit, 51 vjeç, tregoi fustanin e saj të ruajtur të dasmës nga Vera Wang – dhe një dhuratë të veçantë nga stilistja.

Ndërsa çifti u martua më 4 korrik, duket se Wang është ende duke festuar. Ajo i dhuroi Stefani dhe Shelton një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë të martën, të cilën këngëtarja e tregoi në Instagram.

“E dashur Gwen, çfarë kënaqësie të marrim pjesë në lumturinë tënde duke zgjedhur që të të veshim, jo ​​një herë, por dy herë”, shkroi Wang, e cila gjithashtu dizajnoi fustanin më të shkurtër të Stefanit, në shënimin shoqërues.

Ajo shtoi, “Si një fanse e madhe, në emrin tim dhe ekipit tim, përsëri ju falënderoj. Ju uroj të dyve një jetë të lumtur”.

Stefani iu përgjigj surprizës së ëmbël, duke thënë: “Wow Vera! Faleminderit shumë për lulet e mrekullueshme, por fustani … ishte fjalë për fjalë një ëndërr e realizuar të isha në gjendje të punoja me ty dhe të martoheshe me Blake në fustanin tënd”. “Të dua shumë”, vazhdoi ajo. “Faleminderit!”.

Dhurata nga Wang dukej se e frymëzoi Stefanin të shikonte përsëri fustanin e saj, pasi ajo ndau një video të një kutie të bardhë ku shkruhej “fustani im i nusërisë”.