Kurti priti në takim falënderues Task-Forcën Reaguese të FSK-së, që mori pjesë në shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim pjesëtarët e Task-Forcës Reaguese të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët morën pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve në Republikën e Shqipërisë

Kryeministri bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti pjesëtarët e FSK-së në një takim falënderues.

Me 9 gusht, me urdhër operacional, ata kishin zbarkuar në Republikën e Shqipërisë si pjesë e kontingjentit të përbërë nga tri skuadra të zjarrëfikjes dhe shpëtimit të Gardës Kombëtare, si dhe një ekip të Kompanisë për Operacione me Civil.

“Gatishmëria, kontributi dhe angazhimi i juaj meriton vlerësimin dhe mirënjohjen më të lartë nga të gjithë ne”, tha Kryeministri Kurti në takim.

“Ai shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës i qëndron pranë zotimit të saj për të dhënë vëmendjen e merituar Forcës së Sigurisë, duke i ngritur kapacitetet profesionale në shërbim të misionit të saj”, njofton zyra e kryeministrit.