Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar Qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kritikoi kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për keqmenaxhim të pandemisë.
“Qytetarët duhet të penalizohen, të vuajnë nga papërgjegjësitë, dështimet e Albin Kurtit e Arben Vitisë”, deklaroi Haxhiu.
Ai deklaroi se Qeveria ka dështuar të bëjë vaksinimin masiv të premtuar si dhe administrimin e vaksinimit.
Ndër të tjera, Haxhiu përmendi edhe premtimin e Qeverisë që të vaksinohen 60 për qind e qytetarëve, teksa thotë se nuk e kanë llogaritur fare variantin Delta.
Ai theksoi edhe çështjen e nënshkrimit të kontratës me Pfizer, duke thënë se u klasifikuar si dokument sekret.
“Kur nënshkroi kontratën me Pfizer, e klasifikoi si dokument sekret, kjo e rriti konfuzitetin e qytetarëve”, tha Haxhiu.
Deputeti kritikoi Qeverinë që vendosi njerëz pa përvojë për vaksinim, duke anashkaluar ata që ishin të specializuar në këtë fushë.
“Qeveria ka anashkaluar si profesor Isuf Dedushaj e Naser Ramadanin, që i kemi parë shumë pak në media kohëve të fundit….Janë anashkaluar dhe në krye të procesit kanë vendosur njërëz pa përvojë”, tha ai tutje”.