Kaq e pati/ Ndahen përfundimisht Oriola dhe Erosi

Lidhja e modeles shqiptare Oriola Marashi me futbollistin Eros Grezda ka qenë gjithmonë e komentuar në mediat rozë.

Ajo çka bie në sy është që përmes rrjeteve socale, zbulohen edhe raportet që kanë me njëri-tjetrin.

Së fundmi është vërejtur që dyshja më nuk ndiqen në Instagram, duke lenë dyshime për ndarje.

Minuta më parë, Erosi publikoi një Instastory të cilën duket se ia ka dedikuar ish të dashurës.

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron”, është fjalia që futbollisti e ka shpërndarë në profilin e tij, duke mos dhënë asnjë koment më shumë.

Se çfarë po ‘zihet’ mes tyre, mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim.