Ish miss Kosova aderon në Vetëvendosje: Kërkoj votën tuaj për asambliste në Prishtinë

Modelja e njohur shqiptare, Zana Krasniqi, ka vendosur t’i futet rrugës së politikës.

Bukuroshja e kurorëzuar me titullin “Miss Univers Kosova” në vitin 2008, ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për asambliste në Komunën e Prishtinës.

Zana Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur se në zgjedhjet e tetorit, do të kandidojë në krah të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka publikuar një fotografi me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, i cili përflitet si kandidat i mundshëm i VV-së për kryetar të Prishtinës.

Ky është postimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):

“Te dashur miq,
Si aktiviste ambientaliste, ndjej obligim qe kauzes time per ruajtjen e Nanes Natyre ti jap drejtimin e duhur para se te jete vone.
Une kam vendosur qe ne qytetin tim ku jamm lindur e rritur te kandidoj si asambleiste per Komunen e Prishtines ne listen e Levizjes Vetevendosje.
Duke e pas parasysh qe flitet shume, e punohet pak ne kete drejtim, do ta marr si obligim qe çeshtjet e ambientit te kene nje adrese.
Vetem se bashku mund te bejm diferencen.
Shpresoj ne mbeshtetjen dhe voten tuaj.
Ta duam, ta ruajm dhe ta mbrojme NANEN NATYRE”, ka shkruar Zana Krasniqi në Instagram.