Remitencat nga diaspora shënojnë ngritje, ja sa para u dërguan brenda pesë muajve

Shuma e parave të dërguara nga mërgimtarët në pesë mujorin e parë të këtij viti, ka shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli.

Sipas Havollit, këtë vit diaspora ka dërguar 95 milionë euro më shumë.

Havolli ka thënë në T7 se në pesë muajt e parë të vitit të kaluar kanë dërguar 351 milionë euro, e këtë vit vlera e parave që kanë dërguar mërgimtarët ka shkuar në 446 milionë euro.

Në këtë shifër, nuk përfshihen paratë që kanë shpenzuar ata gjatë pushimeve, por që thotë se pas përfshirjes së këtyre shpenzime, do të jetë një shifër e jashtëzakonshme.