Në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar tre fëmijë të infektuar me coronavirus.
Zëvendësdrejtoresha e Pediatrisë, Rufadie Maçastena-Maxhuni ka thënë se njëri nga fëmijët është në gjendje më të rënduar dhe po trajtohet me oksigjeno-terapi.
“Në Klinikën e Pediatrisë janë duke u trajtuar tre fëmijë të infektuar me COVID-19. Mosha e tyre është 14 dhe 15 vjeç”, tha Maçastena-Maxhuni për Telegrafin.
Ajo bëri të ditur se sot njërit prej fëmijëve i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
“Njëri është sot në gjendje pak më të rënduar, dhe po e trajtojmë me oksigjeno-terapi”, tha ajo.
Ndryshe, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se janë 186 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme, prej të cilëve 136 janë të konfirmuar me COVID-19.
Sipas të dhënave të publikuara, 117 me oksigjeno-terapi dhe dy në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK, 95 pacientë të shtrirë, 54 prej tyre Covid-19 pozitivë, 69 me oksigjeno-terapi
Klinika Infektive, 53 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 72 pacientë, 65 prej tyre Covid-19 pozitivë, 40 me oksigjeno-terapi.
Spitali i Prizrenit, 18 pacientë
Spitali i Gjakovës, 29 pacientë
Spitali i Pejës, 14 pacientë
Spitali i Gjilanit, 19 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.