Mëngjesi i “çuditshëm” i Marilyn Monroe

Nuk është sekret që Marilyn Monroe vazhdon të frymëzojë gratë me modën e saj.

Sidoqoftë, jo shumë nga admiruesit e saj në ditët moderne janë njohur me recetat e aktores së ndjerë – dhe rezulton se nuk kanë humbur shumë.

Në një intervistë të vitit 1952 me revistën Pageant, Monroe shpjegoi pse shumë njerëz i konsideronin zakonet e saj të ngrënies “të çuditshme”.

Por, sipas bisedës së arkivuar, aktorja nuk pa asgjë të çuditshme në lidhje me ushqimin e saj.

“Para se të bëj dushin e mëngjesit, filloj të ngroh një filxhan qumësht në pjatën e nxehtë që mbaj në dhomën time të hotelit. Kur është nxehtë, unë thye dy vezë të papjekura në qumësht, i tund me pirun dhe i pi gjatë ndërsa unë vishem. Unë e plotësoj këtë me një pilulë multivitaminash dhe dyshoj nëse ndonjë mjek mund të rekomandojë një mëngjes më ushqyes për një vajzë që punon”, tha ajo.

Duke marrë parasysh sa e famshme ishte Marilyn Monroe (dhe akoma është), të gjithë do të mendonin se ajo hante diçka tepër të veçantë ose mbase do ishte mendimi se ajo niste ditën me disa fruta dhe perime të shëndetshme.

Por, edhe pse mëngjesi i Marilyn Monroe nuk është shumë i pëlqyer, është e vlefshme të mbash në mend se ai përmban shumë proteina. Ato mund t’ju ndihmojë të mos ndjeni uri për një periudhë më të gjatë kohore.