Zyrtarizohet marrëveshja e sponsorizimit të Ligës së Parë 

Sot presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe pronari i kompanisë “Viva Fresh” Xhevdet Rexhepi, e zyrtarizuan marrëveshjen për sponzorizimin e Ligës së Parë.

Nga kjo kontratë e lidhur ndërmjet FFK-së dhe kompanisë “Viva Fresh” do të përfitojnë 20 klubet e Ligës së Parë të të dyja grupeve.

Në bazë të marrëveshjes së arritur palët u dakorduan që Liga e Parë në edicionin e ri garues të quhet “Viva Fresh Liga e Parë”. Kampionati i ri në “Viva Fresh Ligën e Parë” fillon më 28 gusht.