Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka publikuar pamje nga intervenimi i Forcave të sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësve të Kosovës gjatë shuarjes së zjarreve në Kukës.
Përmes një postimi në Facebook, Gjici ka falënderuar kosovarët për ndihmën e ofruar.
“Faleminderit nga zemra vëllezërve tanë kosovar që në ditët më të vështira u gjendën pranë nesh”, shkruan Gjici.
Tutje, ai ka njoftuar se po vazhdon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit.
“Vazhdon pa ndërprerë operacioni i shuarjes së vatrave të zjarrit, në majën e Rrunës. Ku po bëhet e pamundura për shuarjen e kësaj vatre të rrezikshme. Faleminderit nga zemra vëllezërve tanë kosovar që në ditët më të vështira u gjendën pranë nesh. Vazhdon puna pa ndërprerë në terren”, shkruan ai.