Barcelona dhe Lionel Messi nuk do të bashkohen sërish.
Më herët gjatë ditës së sotme u spekulua se Barcelona kishte bërë një kundër-ofertë për Lionel Messin dhe ai mund të qëndrojë në klub.
Media si “Diario AS”, “Sport.es” dhe “Mundodeportivo.com” kishin raportuar se në orët e mëngjesit Barcelona kishte bërë një ofertë befasuese për Messin që ai të qëndrojë në klub.
Mirëpo, këto lajme i hodhi poshtë gazetari i COPE, Victor Navarro, i cili konfirmoi se burimet brenda Barcelonës kanë mohuar një gjë të tillë.
Messi është duke shqyrtuar ofertën e PSG-së dhe ka shumë gjasa të shkojë në Paris.