Gazetari Ridvan Berisha, ka reaguar ndaj performancës të këngëtarit serb Goran Bregoviq, që do të ndodhë në festën e birrës në Korçë.
Pothuajse të gjitha figurat publike të Kosovës kanë reaguar ndaj performancës së këngëtarit serb në Korçë, madje shumica e këngëtarëve kanë anuluar pjesmarrjen e tyre në festën e birrës.
Por, shumë figura publike në Shqipëri nuk e kanë konsideruar edhe aq tragjike këtë, madje ata kanë thënë që nuk duhet të përzihet arti me politikë.
E me këtë gjë po quditet edhe gazetari Ridvan Berisha, madje ai e quan edhe këtë çoroditse.
“Tash ftojeni edhe Cecen nen devizen e artit e kultures. Marrezia nuk paska fund e formule! Çka po ndodhe kjo zallamahi tek ne keshtu, a mundet dikush vertete me e gjete definfim per kete çoroditje?!”, tha në postim Berisha.