Mbrëmë është thyer një lokal i rrjetit të supermarketeve CONAD, i cili ndodhet në lagjen Bregun e diellit në Prishtinë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka arritur policia e Kosovës, ka mësuar lajmi.net.
Sipas burimeve të redaksisë janë identifikuar katër persona që kanë marrë pjesë në aksionin e vjedhjes, derisa policia është venë në ndjekje të tyre.
Nga hetimet e para është vërejtur së është thyer kasaforta me para, janë vjedhur të gjitha pakot me cigare dhe disa gjësende tjera.
Video Player
00:00
00:41