Nëna i bëri presion Kimit të merrte pjesë në lansimin e albumit të Kanye

Kris Jenner është menaxherja e vajzave të saj.

Ajo së fundmi ka ‘detyruar’ Kimin të merr pjesë në lansimin e albumit të Kanye West.

Edhe pse është e divorcuar, Kris dëshiron që të gjitha vajzat e saj të mbajnë raporte të mira me ish-at e tyre.

Gjatë festës, Kanye u emocionua kur këndoi këngën, e cila ka të bëjë me martesën e tij të dështuar me Kim.

Reperi në fakt duhej të dorëzonte albumin vitin e kaluar, por vendosi të bëjë muzikë për një kohë të gjatë.

Kim dhe Kanye kanë katër fëmijë.