Nisur nga temperaturat e larta të parashikuara për ditën e sotme, Ministria e Punës në Greqi ka njoftuar masa mbrojtës për punonjësit.
Dy qarkoret e shpërndara sot, parashikojnë pezullim të punës për grupet e cenueshme nga orari i pikut, nga ora 12:00 deri në 16:00.
Ministria i bën thirrje punëdhënësve të marrin masat e nevojshme teknike dhe organizative për ndërprerjen e punës në këtë orar.
Greqia prej disa ditësh është goditur nga një mot i nxehtë që ka sjellë edhe zjarre në disa zona të ndryshme të vendit. Kjo valë parashikohet të zgjasë deri të premten për t’u pasuan më pas nga ulja e temperaturave.