Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka publikuar në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, këngën e saj më të re.
“Taka” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike-verore e zhanrit hip-hop.
Muzika është punuar nga producenti Cricket, gjersa për tekstin është kujdesur vet Tayna.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, i cili i përshtatet tematikës së këngës.
Ana vizuale i është besuar produksionit Sekuencë Studio.
Tayna përndryshe ka qenë mjaft aktive gjatë gjithë vitit me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku.