Në 24 orët e fundit janë raportuar 42 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk ka pasur asnjë viktimë nga ky virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit në Kosovë 16 persona janë shëruar nga COVID-19.
Deri tani në vend 108 mijë e 73 raste janë regjistruar si të infektuara me COVID-19.
2 mijë e 265 persona kanë vdekur deri tani si pasojë e infektimit me këtë virus.