Tashmë emri i tij është i njohur në botë.
Megjithatë, Gjon Muharremaj nuk e ka harruar Kosovën, shkruan lajmi.net.
Këngëtari sot ka vizituar Suharekën i cili u prit nga kryetari i këtij qyteti, Bali Muharremaj.
Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Muharremaj ka treguar momentet nga mikpritja që i ka bërë në zyrë kushëririt të tij, që u tregua shumë i suksesshëm në festivalin Eurovision.
“Na ke bërë krenarë Suharekën, unë si i familjes në radhë të parë, krejt Kosovën i ke bërë krenarë, e ke bërë edhe Shqipërinë”, ka thënë kryetari Muharremaj për Gjonin.