Ja si dukej Bebe Rexha shumë vite para famës, këngëtarja ndan fotografinë nga e kaluara

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është një ndër emrat më të lakuar në mbarë botën, e cila na ka bërë krenarë anë e mbanë botës me talentin e saj.

Ajo është një ndër këngëtaret më të njohura e të pëlqyera nga publiku, mirëpo jeni kuriozë të dini si dukej Bebe para famës?

Këngëtarja ka ndarë në Instagram një foto të vjetër nga fëmijëria kur ka qenë në moshën 8-vjeçare.  Bebe shfaqet me flokët e zeza të gjata, dhe këto tipare të ëmbla kur ka qenë e vogël duket se vazhdon t’i ruajë dhe sot.

Para pak kohësh ajo ka publikuar albumin “Better Mistakes”, që u prit mjaft mirë nga publiku. Një pjesë e madhe e këngëve janë frymëzuar nga problemet e artistes me shëndetin mendor, ndaj ajo vendosi që këtë album ta sillte në maj, që njihet si muaji i ndërgjegjësimit për personat që vuajnë nga këto sëmundje.

Më herët në një intervistë, Bebe ka treguar  se çfarë mesazhi ka dashur të përcjellë përmes këtij albumi.

“Unë thjesht dua, e dini, njerëzit dhe fëmijët në të gjithë botën të mos ndihen vetëm dhe të dinë se ata janë të fortë dhe ata mund të kapërcejnë gjithçka për të cilën ata mendojnë. Dhe, thjesht doja të shkruaja këngë që i bëjnë njerëzit të mos ndihen sikur janë vetëm dhe mund të dëgjojnë këngët e mia dhe ta dinë që unë jam aty për ta”, është shprehur Bebe.